AlbanianSport.com 04/01/2022 23:10
ASNN – Holandë, dashuria që lindi pas një kartoni të kuq: Futbollisti dhe gjyqtarja zyrtarizojnë lidhjen që nisi nga një episod në fushën e blertë. Ajo është gjyqtare profesioniste, ai futbollist në divizionin e dytë të Holandës. Historia e tyre e dashurisë është zyrtarizuar në rrjetet sociale, me një postim të publikuar në rrjetin soial Instagram, drejtpërdrejt nga Sheshi “San Pietro”, në Romë, aty ku çifti ka kaluar ditët e para të vitit të ri.
Ajo e Shona Shukrulas dhe Xhef Hardeveldit është një nga historitë më romantike të kohëve të fundit në botën e futbollit. Gjithçka ka nisur pak muaj më parë, kur ai, gjatë një ndeshje midis skuadrës së tij, Emenit, dhe Eind’hovenit, ka marrë një karton të kuq dhe duke dalë nga fusha ka protestuar. Ndërkohë ka kryqëzuar shikimin me gjyqtaren e 4-t të ndeshjes. Që aty ka nisur gjithçka. Kaq ka mjaftuar dhe në fund të ndeshjes të dy kanë shkëmbyer numrat e telefonit.
Me historinë e tyre të dashurisë, kanë bërë që të flasë e gjithë Holanda. Ka qenë zëdhënësi i shoqatës së gjyqtarëve, Dik van Egmond, ai që ka siguruar se marrëdhënëia e çiftit nuk ka konflikt interesi. “Jemi në dijeni të marrëdhënies së çiftit dhe Shona Shukrula nuk do të gjykojë në ndeshjet që luan Xhef Hardeveldi. Marrëdhënia e tyre nuk është problem për ne. U urojmë atyre gjithë të mirat e botës”, – shkruan ai.