AlbanianSport.com 26.01.2015 20:35
ASNN – Hokeisti shqiptar, Maks Domi, ka shënuar një gol fantastik që po konsiderohet nga mediet amerikane si goli i vitit.
Domi, që luan për “London Knights”, ka bërë një kryevepër në akull gjatë javës që lamë pas.
Gjatë një kundërsulmi të shpejtë, ai fillimisht e kaloi pllakën mbi portierin dhe më pas shënoi mjeshtërisht.
Goli po konsiderohet si shumë i rrallë, sepse për ta shënuar atë nevojitet mjeshtëri e madhe.
Ndërkohë, Domi është kampion i botës në hokej me përfaqësuesen e Kanadës. Ata morën vendin e parë në kategorinë e të rinjve, pas fitores 5-1 ndaj Rusisë.