AlbanianSport.com 07.10.2014 22:05
ASNN – Pas barazimit që ka marrë në fushën e vështirë të Përmetit të dielën, dje Himara ka qenë një pushim absolut. Megjithatë trajneri vlonjat i kësaj skuadre, Shpëtim Imeraj, është duke menduar seriozisht për ndeshjen e radhës, e cila pas dy javësh do të luhet në Himarë.
“Aktualisht jemi në kuotën e katër pikëve pas dy javësh dhe besoj se jemi në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, – ka deklaruar futbollisti himarjot, Mino. – Fitorja e javës së parë ndaj Memaliajt, por dhe pika e marrë në Përmet besoj se na ka bërë pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.”
“Është e drejtë që kemi gabuar shumë në Përmet, teksa nga ajo sfidë dhe mund të kishim dalë me tre pikët, – ka vijuar ai. – Kemi gabuar në fund, kur dhe jemi ndëshkuar me gol. Megjithatë edhe një pikë për të gjitha llogaritë që kemi bërë këtë sezon vlen. Tashmë na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, atje ku së bashku me tifozët tanë besoj se do t’ia dalim.”