AlbanianSport.com 25.10.2014 22:45
ASNN – Himara u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë të dielën ndaj Bilisht Sportit. Trajneri Shpëtim Imeraj ka dhënë udhëzimet e fundit, kurse lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm për të rrëmbyer pikë në Bilisht. Për gazetat sportive të ditës, kapiteni i Himarës, Endri Kaçani do të deklarohej optimist.
“Shkojmë në Bilisht vetëm për një rezultat pozitiv, – ka deklaruar ai. – Ecuria e mirë që ne kemi bërë në 3 ndeshjet e para na ka bërë akoma edhe më shumë optimist për ndeshjen e radhës, edhe pse do ta luajmë në fushë të huaj. I gjithë presioni bie tek vendësit, pra Bilisht Sportin.”
“Ndaj edhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum këtë mundësi për të rimarrë një rezultat pozitiv”, – ka përfunduar kapiteni i Himarës, Endri Kaçani.