AlbanianSport.com 21.10.2014 18:00
ASNN – Rasim Hyso ishte i vetmi futbollist me statusin “ish”, pasi përpara transferimit të tij tek Himara ishte pjesë e Orikumit. Hyso, në një deklaratë të dhënë pak ditë përpara ndeshjes, kishte deklaruar se i dinte pikat e forta dhe dobëta të kundërshtarit.
E dje pas përfundimit të derbit me Orikumin, Hyso do të pohonte: “Pak ditë përpara ndeshjes premtova që do t’i mposhtim fqinjët e Orikumit dhe ashtu ndodhi, pasi fituam ndonëse minimalisht.”
“Pavarësisht autogolit të kapitenit të tyre, rëndësi ka loja e mirë që ne zhviluam dhe mendoj se e meritonim fitoren. Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, atje ku synojmë pikët e plota”, – ka përfunduar Rasim Hyso.