AlbanianSport.com 11.11.2014 12:30
ASNN – “Humbja në Gramsh na i prishi pak ekuilibrat, sepse kemi humbur terren dhe në renditje”, – ka deklaruar sulmuesi fierak i Himarës, Gëzim Hyskaj, duke folur pas dështimit 1-3 që bregdetarët përjetuan në fushën e kryesuesëve të Grupit B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
“Por megjithatë jam i mendimit se do të rikthehemi shumë shpejt atje ku kemi vendin, – ka vijuar ai. – Pra si kryesues të Grupit të Jugut në Kategorinë e Dytë. Fati na rezervoi një ndeshje të vështirë, atje ku edhe pësuam një humbje, për mendimin tim, tejet të çuditshme.”
“Gjithsesi ajo ndeshje iku dhe tashmë do të mendojmë për ndeshjen e radhës, të cilën pas dy javësh do ta luajmë në fushën tonë. Dhe objektivi kryesor është marrja e tre pikëve”, ka përfunduar futbollit i Himarës, Gëzim Hyskaj, duke folur për gazetat sportive të ditës.