AlbanianSport.com 17.10.2014 12:55
ASNN – “Ndaj Këlcyrës vetëm për 3 pikët”. Kjo është deklarata e qendëmbrojtësit të Himarës në prag të ndeshjes me Këlcyrën, Redion Guaci, e cila do të luhet javën e ardhshme.
“Duam që të shfaqim vlerat tona të vërteta në ndeshjen me Këlcyrën, që do ta luajmë në shtëpi, – ka vijuar ai. – Këlcyrën e respektojmë dhe e vlerësojmë maksimalisht për ekipin që ka, por në Himarë e mposhtim dhe për këtë të jeni të bindur.”
“Na duhet të ribëjmë “autokritikën” në këtë takim, pas humbjes në Gramsh me rezultatin 3-1 dhe në këtë takim nuk na lejohen hapat fals. Me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim mbanë”, ka përfunduar deklaratën e tij qendërmbrojtësi i Himarës, vlonjati Redion Guaci.