AlbanianSport.com 20.12.2014 17:55
ASNN – Himara është duke vijuar me intensitet, nën drejtimin e trajnerit vlonjat Shpëtim Imeraj, përgatitjet e saj për ndeshjen me Delvinën, që të dielën do ta luajë në fushën e vet. Për Himarën kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate për vazhdimësinë.
Qendërmbrojtësi vlonjat i Himarës, Redion Guaci, në një prononcim të dhënë për shtypin sportiv, u shpreh: “Pas humbjes në Tepelenë skuadra po vijon normalisht përgatitjet në kuadër të sfidës me Delvinën, që do ta luajnë këtë të dielë në shtëpi. Besoj verbërisht tek fitorja me Delvinën.”
“Ndiej siguri për fitoren, sepse bazohem tek loja e gjithsecilit prej futbollistëve që kemi në skuadër. Jemi një skuadër e konsoliduar tashmë dhe me ekuilibra. Na duhet si gjithmonë mbështetja maksimale e fansave tanë për t’u rikthyer sërish tek fitorja”, – ka përfunduar qendërmbrojtësi i Himarës, Redion Guaci.