AlbanianSport.com 01.12.2014 21:25
ASNN – Himara ka marrë një fitore të rëndësishme në vizitën e vështirë të Rrogozhinës, ndërsa kështu vazhdon të kërkojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Tek Egnatia ka munguar trajneri Erind Tosku, i cili ndodhet në Romë në një kurs trainingu. Kurse tek Himara kanë qenë më aktivët Meta, Prifti dhe Shenaj.
Në të vërtetë numri i tifozëve ka qenë i pakët, teksa ka pasur vetëm një numër të pakët të Himarës të ardhur nga Vlora. Për Himarën kjo ka qenë fitorja e parë në fushë të huaj, që ka pasur dhe përmbysje. Egnatia ka kaluar në epërsi në minutën e 27-të, me anë të Çullhajt. Por pas 9 minutash ka barazuar Hyska.
Në pjesën e dytë vendësit tentojnë disa herë portën e Sadikllarit, por nuk janë të saktë në shënjestrën e tyre. Ndërkohë në fundin e lojës, Prifti ka gjuajtur fuqishëm, topi ka ngelur në zonën e rreptësisë së Himarës dhe Shenaj nuk e ka pasur të vështirë për ta shtyrë sferën në rrjetë. Dhe 2-1 për Himarën që ishte dhe fundi i ndeshjes.
Egnatia – Himara 1-2
Shënues: Çullhaj 27’/Hyska 36’, Shehaj 90’
Egnatia: Kasëmi, Tahiri, Stana, Orhani, Duraku, Klosi, Shima, Hysa (Gjondeda 80’), Vrapi, Kuka (Kashari 52’), Çullhaj. Trajner: E. Tosku
Himara: Sadikllari, Guaci, Hyso, Meta, Kaçani (Këndella 48’, Nina 75’), Brozi, Prifti, Veshaj, Hyska, Breshani (Dervishi 55’), Shenaj. Trajner: Sh. Imeraj
Gjyqtarë: D. Dosti, G. Balliu, K. Berberi (Berat)
Kartonë të verdhë: Klosi, Hysa / Prifti, Meta, Shenaj