AlbanianSport.com 31.10.2015 17:05
ASNN – Ndeshja po afron dhe në kampin himarjot situata është shumë e mirë dhe natyrisht nuk ka se si të mungojë optimizmi si tek stafi, ashtu edhe tek të gjithë futbollistët që stërviten me intensitet duke marrë ngarkesat e plota gjatë gjithë javës. Në seancën e zhvilluar dje kanë qenë prezentë të gjithë futbollistët pa përjashtim.
Madje janë duke punuar maksimalisht në prag të sfidës me Himarën. Në një prononcim të dhënë për shtypin sportiv të ditës, sulmuesi i Himarës, Stivi Breshani, do të deklaronte: “Ne kemi vijuar përgjatë gjithë javës normalisht përgatitjet në kuadër të sfidës me Gramozin”.
“Besoj se ndaj Gramozit do të jetë një sfidë e vështirë duke marrë parasysh se luajmë për fitore. Gjithsesi grupi i futbollistëve, që ne si ekip kemi, mendoj se do t’ia arrijë t’ia dali mbanë dhe ta nxjerrë me sukses ndeshjen. Tashmë ndeshja po afron dhe t’i lëmë pas deklaratat pasi ka ardhur koha të flasim në fushë”, – ka përfunduar sulmuesi i Himarës, Stivi Breshani.