AlbanianSport.com 31/01/2024 17:10
ASNN – Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në kryeqytet, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.
Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë Egnatia-Laçi, Partizani-Kukësi, Vllaznia-Erzeni dhe Tirana-Teuta. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje, në datat 20 e 21 shkurt dhe 5 e 6 mars 2024, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë.
Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe Sistemi i Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR).
Kupa e Shqipërisë
Çiftet e çerekfinaleve:
Laçi – Egnatia (20-21 shkurt 2024)
Egnatia – Laçi (5-6 mars 2024)
Teuta – Tirana (20-21 shkurt 2024)
Tirana – Teuta (5-6 mars 2024)
Kukësi – Partizani (20-21 shkurt 2024)
Partizani – Kukësi (5-6 mars 2024)
Erzeni – Vllaznia (20-21 shkurt 2024)
Vllaznia – Erzeni (5-6 mars 2024)