AlbanianSport.com 03.02.2016 12:05
Sot në orën 11.00 në Federatën Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarët.
Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe shefit të garave, Lysien Nurishmi, 8 skuadra të të dyja kategorive, kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin gjysmëfinal të Kupës.
Për kategorinë e Nën-17-vjeçarëve do të ndeshen në njërin çift Olimpiku i Tiranës me Shkëndijën e Durrësit, ndërsa në çiftin tjetër, Tirana me Flamurtarin.
Ndërsa Për kategorinë e Nën-19-vjeçarëve do të ndeshen në njërin çift Tirana me Teutën, ndërsa në çiftin tjetër, Partizani do të Flamurtari
Takimet gjysmëfinale të kësaj veprimtarie do të zhvillohen ditën e shtunë dhe të diel, më datë 6 dhe 7 shkurt 2016.
Kjo është hera e parë që Federata Shqiptare e Futbollit, organizon Kupën e Shqipërisë për këtë kategori moshash.