AlbanianSport.com 27.08.2015 18:30
ASNN – Pasditen e kësaj të enjteje u hodh në Monako shorti i fazës së grupeve të veprimtarisë më prestigjioze të Ligës së Kampioneve, ku pavarësisht ndryshimit të rregullores së shortit përplasjet e mëdha në këtë fazë nuk u shmangën.
Rregullorja e shortit këtë vit kishte ndryshime, pasi në vazon e parë ishin kampionët e 8 ligave të mëdha evropiane, Spanjës, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Portugalisë, Francës, Rusisë dhe Holandës, duke shmangur kështu përballjet e kampionëve të tyre që në fazën e grupeve.
Kampionët e Francës, Paris SG-së, janë në grupin A së bashku me Realin e Madridit, Shahtjorin e Donjeckut dhe suedezët e Malmoes.
Shorti ka vënë në të njëjtin grup edhe Juventusin me anglezët e Mançester Sitit, së bashku me fituesen e Ligës së Evropës, Sevilja. Ekipi i katërt në grupin D është Borusia e Mënshengladbahut
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen të martën e 15 shtatorit 2015, ndërsa ndeshja finale e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni do të luhet më 28 maj 2016 në Stadiumin “San Siro” të Milanos.
Liga e Kampioneve 2015-2016
Shorti i fazës së ndeshjeve në grupe
Grupi A:
- Paris SG
- Reali i Madridit
- Shahtjori i Donjeckut
- Malmoe
Grupi B:
- PSV Eind’hoveni
- Mançester Junajtid
- CSKA Moska
- Volfsburgu
Grupi C:
- Benfika
- Atlétiko e Madridit
- Gallatasaraji
- Astana
Grupi D:
- Juventusi
- Mançester Siti
- Sevilja
- Borusia e Mënshengladbahut
Grupi E:
- Barcelona
- Bajer Leverkuseni
- Roma
- BATE Borisovi
Grupi F:
- Bajerni i Mynihut
- Arsenali
- Olimpiakosi
- Dinamo e Zagrebit
Grupi G:
- Çellsi
- Porto
- Dinamo e Kievit
- Makabi i Tel-Avivit
Grupi H:
- Zeniti i Shën Pjetërburgut
- Valencia
- Lion
- Gent