AlbanianSport.com 24.02.2017 14:35
ASNN – Pasi ka mbyllur të enjten ndeshjet e turit të 32-shes, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur sot shortin e turit të saj të 16-shes, duke dhuruar disa çifte interesante.
Duke qenë një short i lirë, ai është treguar i pamëshirshëm ndaj klubeve gjermane, por edhe atyre belge. Kështu, Shalke 04-ra do të përballet për një vend në çerekfinale me skuadrën tjetër gjermane, Borusian e Mënshengladbahut.
Ashtu sikundër edhe Genti do të ndeshet me skuadrën tjetër belge, Genkun. Favoritet për këtë trofe, Mançester Junajtid dhe Roma, do të përballet përkatësisht me Rostovin dhe Lionin.
Ndërsa interesant pritet të jetër edhe “derbi”, ai greko-turk midis Olimpiakosit dhe Beshiktashit. Ndeshjet e para të turit të 16-shes do të luhen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit më 16 mars 2017.