AlbanianSport.com 27/08/2021 14:55
ASNN – Shorti i hedhur në Stamboll, sipas formatit ka përcaktuar fatin e 32 klubeve pjesëmarrëse në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës. Sipas formatit të ri, janë përcaktuar 8 grupe me nga 4 skuadra, nga 12 grupe që ishin më parë.
Shorti ka venë përballë Lionin me Gllasgou Rejnxhërs në grupin A, Monakon me PSV-në e Eind’hovenit dhe Real Sociedadin në grupin B, Napolin me Leister Sitin në grupin C, Lacion, Lokomotivën e Moskës dhe Olimpikun e Marsejës në grupin E, Bajer Leverkusenin, Sëlltikun dhe Real Betisin në grupin G.
Ndeshjet në grupe për Ligën e Evropës nisin në 16 shtator 2021. Skuadra e vendit të parë në grup, kualifikohet drejtpërdrejt në turin e 16-shes. Të dytat kalojnë në fazën me eliminim direkt, ku do të luajnë ndaj skuadrave të vendit të 3-të në grupet e Ligës së kampioneve, për një vend në turin e 16-shes.
Skuadrat e vendit të tretë do të luajnë sërish me eliminim direkt në Konferencë Ligë, me skuadrat e renditura në vendin e dytë në grupet pjesëmarrëse në veprimtarinë më të re evropiane, për një vend në 1/8 e finaleve. Gjatë shortit është përcaktuar edhe lojtari më i mirë sezonit për Ligën e Evropës në sezonin 2020-2021, i cili është sulmuesi i Vijarealit, Gerard Moreno.