AlbanianSport.com 27/08/2021 17:10
ASNN – Liga e Evropës hedh shortin e fazën e grupeve, Lorik Cana përcakton “fatin” e skuadrave në Ligën e Konferencës. 64 skuadrat që do të luajnë në dy veprimtaritë e tjera kontinentale të klubeve, përkatësisht, në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, kanë njohur tashmë fatin e tyre, përsa i përket përballjeve në fazën e grupeve.
I pranishëm në hedhjen e shortit të Ligës së Konferencës ka qenë edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Pas Ligës së Evropës, është hedhur shorti edhe për Ligën e Konferencës. Ka qenë ish-kapiteni I kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ai që ka tërhequr goglat për të përcaktuar fatin e skuadrave që do të luajnë në grupet e kësaj veprimtarie.
Edhe këtu 32 skuadra janë ndarë në 8 grupe me nga 4 skuadra. Në përfundim të ndeshjeve vetëm skuadra e vendit të parë kalifikohet për më tej. Në grupin B, bie në sy sfida midis belgëve të Gentit dhe Partizanit të Beogradit. Roma në grupin C do të përballet me Zorian e Luhanskut, CSKA-në e Sofies dhe Bodo/Glimtin. Ndërkaq, Totenhemi ndodhet në grupin H, me Renën, Vitesen e Arnhemit dhe Muran.