Hidhet shorti i fazës së grupeve, përvijohen betejat për trofeun prestigjioz

Share Button

AlbanianSport.com 24.08.2017 20:00

ASNN – Pas përfundimit të fazës së saj eliminatore, Liga e Kampioneve ka përvijuar të enjten edhe betejat e fazës së saj më interesante, asaj të grupeve, shorti i së cilës u hodh në Monako. Padyshim, një nga grupet më të forta është grupi H, ku kampionia në fuqi e Evropës, Reali i Madridit, do të sfidohet nga dy skuadra interesante si Borusia e Dortmundit dhe Totenhemit.

Veprimtaria më prestigjioze e futbollit në Evropë, Liga e Kampioneve, ka hedhur të enjten në mbrëmje shortin e fazës së saj të grupeve, duke përvijuar edhe betejat kryesore në kërkim të trofeut më të çmuar të “topkëmbës” kontinentale. Padyshim, një nga grupet më të forta është grupi H, ku kampionia në fuqi e Evropës, Reali i Madridit, do të sfidohet nga dy skuadra interesante si Borusia e Dortmundit dhe Totenhemit.

Një tjetër grup interesant është grupi C, ku kampionia e Anglisë, Çellsi, do të përballet me Atletikon e Madridit dhe Romën, ndërsa 4-shen e plotëson skuadra azere e Karabagut, ku militon edhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli. Një tjetër ish-kapiten i Kombëtares, Besnik Hasi, tanimë trajner i Olimpiakosit, do të ketë një detyrë të vështirë në grupin D, ku do të përballet me gjigandët e futbollit kontinental, Barcelonën, Juventusin, por edhe Sportingun e Lisbonës.

Sa u përket grupeve të tjera, në grupin A, Mançester Junajtid do të sfidohet nga Benfika, Bazeli dhe CSKA-ja e Moskës, në grupin B, Bajerni i Mynihut dhe Paris SG-ja shkojnë si favoritë kundrejt Anderlehtit dhe Sëlltikut, ndërsa më i barazpeshuar është gruëpi E, ku përballen me njëra-tjetrën Spartaku i Moskës, Sevilja, Liverpuli dhe Maribori.

Po kështu të barazpeshuar duken edhe grupet F dhe G, ndërsa ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve luhen nga data 12 shtator 2017, deri më 6 dhjetor 2017, ndërsa në përfundim të tyre hidhet edhe shorti i turit të 16-shes, që luhet vitin që vjen dhe gjithçka kulmon me finalen e madhe të 26 majit 2018 në Kiev.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh