“Heshtja” e mjediseve të Olimpiadës, që kushtuan 800 milionë $

Share Button

AlbanianSport.com 06/02/2019 08:25

ASNN – Kushtuan miliona dollarë por, Koreja e Jugut nuk ka para për t’i mirëmbajtur. Vetëm një vit pasi sportistët më të mirë në botë, të disiplinave dimërore, u mblodhën në Korenë e Jugut për të konkurruar për medaljet e arta olimpike, shumë nga mjediset ku bëhet këto gara kanë mbetur të zbrazëta, me argumentin se shpenzimet për mirëmbajtjen e tyre janë të larta. Në vend u ndërtuan 6 qendra sportive dhe një stadium ceremonial për Olimpiadën Dimërore 2018 dhe u rikonstruktuan 6 objekte ekzistuese me një kosto totale prej 800 milionë dollarësh.

Por sot vetëm karrocat e të moshuarve kalojnë rastësisht nëpër Parkun Olimpik në Gangung, ndërsa arena e garave të skive qëndron e errët dhe pa akull. Qendra rrëshqitëse në Pjeongçeng, ku Jun Sang-bin e Koresë së Jugut fitoi medaljen e parë të artë, është e mbyllur me barriera. Dhe ata që duan të protestojnë për këtë, i bëjnë garat e skive në natyrë. Koreja e Jugut shpenzoi më shumë se 10 miliardë dollarë në infrastrukturë përpara Lojrave, duke përfshirë një hekurudhë me shpejtësi të lartë nga Seuli në Gangung, 200 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Këto duhej të nxisnin turizmin dhe të ndihmonin në rritjen e ekonomisë së popullatës së varfër të zonës. Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore është një çështje shumëvjeçare që shqetëson shumë edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Kishte vetëm dy kandidatë në votimin final për Lojërat e 2022-shit, që përfundimisht shkuan në Pekin dhe pas një serie tërheqjesh, vetëm dy vende ofrojnë kandidaturën për  2026, Milano dhe Stokholmi.

Kur Koreja e Jugut fitoi të drejtën e Lojërat e vitit të kaluar, Mali Gariuong në Xhongson ishte një nga disa majat e larta të përshtatshme për të siguruar rënien vertikale prej 800 metrash, sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Skive. Por ky mal ishte shumë i pyllëzuar ndaj duheshin prerë shumë drunj për të krijuar pistën e duhur. Organizatorët siguruan një leje të përkohshme nga ministria e pyjeve, me një premtim për të rivendosur në pyll të gjitha pemët e hequra. Por e ardhmja e këtij objekti bie në mosmarrëveshje me banorët e Xhongsonit.

Një qytezë që mbahej nga qymyri por, që minierën e fundit e ka mbyllur në 2004-ën, të cilët kërkojnë nga autoritetet që t’i mbajnë ata objektet prej 170 milion dollarësh, ashtu siç janë, si një atraksion turistik. Sipas Çoi Munit, guvernatorit të provincës, ripyllëzimi do të kushtonte po aq sa ndërtimi i shpateve me pistën e skive. “Kam pritur që trashëgimia Olimpike do të tërhiqte shumë vizitorë këtu dhe do të stimulonte ekonominë tonë vendase” – tha pronari i një lokali, Kim Çeng-Jang, 52 vjeç. Ai ndjehet “i tradhëtuar” që Lojërat, afruan më “pak vizitorë”.

Qendra më e madhe Jongpjong e zonës, ku u zhvilluan garat e sllallomit, ka parë më pak vizitorë në dhjetor e janar se dy vjet më parë. Vizitorët janë ndaluar të hyjnë në qendrën e rrëshqitjes në Pjeongçang, e cila ka kushtuar 100 milion dollarë. Që nga marsi, autoritetet e Ganguonit e kanë mbyllur për të shmangur kostot e mirëmbajtjes prej 1.1 milion dollarë në vit. Kjo është objekti i vetëm i këtij lloji në vend, duke detyruar ekipet kombëtare të këtyre sporteve të shkojnë të stërviten në Kanada. Siç ishte planifikuar, arena ku u zhvilluan ceremonitë hapëse dhe mbyllëse është shpërbërë.

Duke mbetur vetëm një muze olimpik që do të hapet në stendën kryesore. Disa vende janë në përdorim të rastësishëm: Qendra e Hokejit “Gangung” organizoi një turne 3-ditor kombëtar. Por pa ligë profesioniste të hokejit të akullit në Korenë e Jugut, është e paqartë se sa shpesh qendra prej 95 milion dollarësh do të mirëpresë përsëri spektatorët. Ndërkohë, Arena e Akullt “Gangung”, e cila priti patinazhin artistik dhe atë të shpejtësisë, është përdorur për koncerte, vetëm dy herë. “Qeveria duhet të kishte një plan afatgjatë për të përdorur objektet e Olimpiadës”, tha Han Hjung-Seob, 37 vjeç.

Ai e kishte çuar familjen e tij për një vizitë në Pjeongçeng. “Pasi kanë investuar një sasi të madhe parash, braktisja e këtyre objekteve, sepse kushton shumë për t’i mirëmbajtur, shkon përtej kuptimit si një koreano-jugor”, – shtoi ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh