AlbanianSport.com 03.07.2015 10:05
ASNN – Shqipëria është përfaqësuar në hendboll me kombëtaren e meshkujve, në Botërorin e Vendeve që po rriten në këtë sport, që u zhvillua në Kosovë. Midis 16 shteteve pjesëmarrëse ekipi përfaqësues kuqezi, u rendit në vendin e 14-të. Por drejtuesit e Federatës Shqiptare të Hendbollit kanë takuar drejtuesit më të lartë të federatës evropiane, të cilët kanë premtuar ndihmë në bazë materiale për vendin tonë.
Federata Shqiptare e Hendbollit ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Vendeve që po rriten në këtë sport, që u zhvillua në Kosovë, me pjesëmarrjen e 16 shteteve. Në përbërje të ekipit kombëtar të Shqipërisë ishin lojtarë që luajnë në kampionatin italian e të ekipit të Elbasanit. Kombëtarja jonë zhvilloi 6 ndeshje, nga të cilat regjistroi 5 humbje dhe 1 fitore kundër Armenisë, me rezultatin 37-26.
Kjo fitore vlen për t’u përmendur, sepse është e para e ekipit kombëtar kuqezi në këto 20 vitet e fundit. Në përfundim të Botërorit të Vendeve që po rriten në këtë sport, që u zhvillua në Kosovë, në vendin e parë u rendit ekipi i Ishujve Faroe, në të dytin Lituania, në të tretin Kosova dhe në të 4-tin Uruguajo.
Në përfundim, Kombëtarja shqiptare e hendbollit për meshkuj u rendit në vendin e 14-të, duke lënë pas ekipet e Andorës dhe Armenisë. Gjate kësaj veprimtarie, Presidenti Nesim Jahollari dhe Sekretari i Përgjithshëm, Armand Çakalli, kane realizuar takime të rëndësishme me homologët e tyre kontinentalë, Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Hendbolit.
Ata morën premtimin se shumë shpejt në Shqipërisë do të vijë bazë materiale e konsiderueshme për hendbollin.