Gjergj Vyshka 10.03.2016 09:45
Ndeshja e dytë në turneun e vendeve në zhvillim të hendbollit, që organizohet nga Federata Evropiani dhe Botërore në bashkëpunim, kjo në Tbilisi të Gjeorgjisë, nuk ka pasur një përfundim më të mirë se sa takimi i parë për kombëtaren kuqezi të Nën-19-vjeçarëve.
E vetmja gjë pozitive është fakti se dje kemi rritur numrin e golave të shënuar, si dhe kemi ulur numrin e golave të pësuar. Madje jemi skuadra që kemi pasur dhe lojtaren më të mirë të ndeshjes, Gozhdarin, e cila ka shënuar dy gola. Ashtu sikurse ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes dhe Jakovu për Qipron, që dje realizoi 11 gola.
Por në fund jemi përsëri me zero pikë. Për t’u deklaruar është se pjesa e parë ndaj Qipros ka përfunduar 2-22 dhe e gjithë ndeshja 3-41, që do të thotë se pjesa e dytë në veçanti ka pasur një rezultat 1-19.
Sot do të jetë ndeshja e tretë me Gjeorgjinë, e cila dhjetë vjet më parë në të njëjtën veprimtari e ka mundur Shqipërisë thellë, 1-61. Ndaj dhe nuk mund të pritet ndonjë fat më i mirë, ndërsa për vajzat e hendbollit në një kombëtare të sajuar “dajaku” është i pandalshëm.
Shqipëri – Qipro 3-41
Shënuese: Aliaj, Gozhdari (2) / Nikolau (2), Filipu (6),
Gavrila (4), Zinonos (3), Antoniu (3), Jakovu (11),
Katzimataiu, Envaxhelu (2), Elia (7), Kafetzi (2).
Shqipëria: Muzha, Delia, H. Zajmi, Konini, Aliaj, Gozhdari, Beqo / S. Zajmi, Zavalani. Trajner: Sh. Lamçja
Qipro: Nikolau, Filipou, Sava, Gavrila, Morfu, Zinonos, Antoniu / Jakovu, Katzimataiu, Evanxhelu, Elia, Kafetzi, Antrenu, Filimonos. Trajner: S. Panajiotu
Gjyqtarë: V. Kazak, K. Vasieliç (Bjellorusi)