Gjergj Vyshka 02.12.2015 18:55
Presidenti i hendbollit shqiptar, Nesim Jahollari, në mungesë të buxhetit të vitit 2015 për Federatën, ka marrë përsipër shpenzimet e Kampionatit Kombëtar. Edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, Armand Çakalli, veprimtaritë e 2016-ës varen nga fondet që do të jepen nga “grant”-i.
“Më duhet të them që jemi në vartësi të fondeve që do të japë Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin 2016 për veprimtaritë tona, – ka pohuar nr. 2 i organizmit që qeveris hendbollin shqiptar. – Për kombëtaren e të rriturve bëhet fjalë për një mini-turne botëror në Aleksandri të Egjiptit, kurse për femrat deri në 18 vjeç, në Malin e Zi.”
“Do të shohim fondet e më pas do të përcaktojmë kalendarin për vitin 2016”, ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm, Çakalli, ndërkohë që shpenzimet e tanishme të Kampionatit Kombëtar i ka marrë përsipër presidenti i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Nesim Jahollari.