Gjergj Vyshka 14.03.2016 17:45
Shqipëria në hendboll për femra, përfundimisht ka qenë një zero e madhe, ndërsa ka qenë e fundit në turneun e vendeve të vogla në zhvillim, që është luajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Pasi është mundur 1-48 nga Letonia, 3-41 nga Qipro, 6-44 nga Gjeorgjia, 2-61 nga Estonia, tashmë ka ardhur edhe humbja e fundit për përfaqësuesen kuqezi të Nën-19-vjeçareve, ajo me Armeninë 5-29.
Që thotë se renditet e teta mes tetë ekipeve pjesëmarrëse. Dje kanë shënuar Aliaj, 3 gola, dhe Zavalani, dy gola për vajzat kuqezi, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar 1-28, kurse e dyta 4-11.
Një turne për t’u harruar, me një kombëtare të sajuar, ndërsa hendbolli duket se do ende shumë kohë të kthehet në nivelet më të larta për të qenë dinjitozë në veprimtaritë ndërkombëtare.
Armeni – Shqipëri 29-5
Shënues: Bidzian (2), Melikian (4), Babajan,
Gapojan (4), Jesajan, Muradian, Badalian (8),
Hakobian (7), Demirkanian / Aliaj (3), Zavalani (2)
Armenia: Hairapetian, Bidzian, Melikian, Babajan, Gapojan, Tshnavorian, Jesajan / Janikian, Muradian, Gurjinian, Sargsian, Badalian, Hakobian, Demirkanian. Trajner: A. Gurjinian
Shqipëria: Muzha, Delia, H. Zajmi, Konini, Aliaj, Gozhdari, Beqo / S. Zajmi, Zavalani. Trajner: Sh. Lamçja
Gjyqtarë: V. Kazak, K. Vasileviç (Bjellorusi)
Kartonë të verdhë: Bidzian, Demirkanian / Zavalani, Beqo, Gozhdari