AlbanianSport.com 09.10.2016 16:20
ASNN – Skuadra e hendbollit për meshkuj në Cërrik, vetëm një muaj pas mbledhjes dhe formimit, dje ka luajtur miqësoren e parë. Ata janë përballur në fushën e tyre me Elbasanin, ndërsa këto të fundit kanë fituar 22-12.
Trajneri i cërrikasve, Florian Dedja, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pavarësisht humbjes. Cërriku tashmë do të përfaqësohet në kampionat me skuadrën e djemve, ndërsa në kampionat do të jenë 7 ekipe.
Trajneri Dedja ka grumbulluar 15 lojtarë, por interesimi është i madh. Skuadra e hendbollit do të mbështetet financiarisht nga Bashkia e Cërrikut, e cila ka dhënë garanci, ndërsa pritet që ky qytet i vogël të ketë dhe ekip femrash në këtë disiplinë sportive.