AlbanianSport.com 30.10.2014 07:50
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e saj të parë eliminatore, të vlefshme për Kampionatin Evropian 2018. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, në ndeshjen e parë eliminatore, Kosova është mundur 24-36 nga Rumania, në një ndeshje, e cila është luajtur dje pasdite në Bukuresht. Hendbollistët kosovarë nuk kanë mundur ta përballojnë Rumaninë, e cila edhe duke pasur përkrahjen e tifozërisë vendëse në Bukuresht ia ka dalë të jetë fitimtare në këtë përballje me Kosovën.
Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare në historinë e kombëtares së hendbollit të Kosovës, pasi Federata e Hendbollit ka vetëm pak javë që është pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane dhe atë Botërore. Deri më tani, Kosova përfaqësohej vetëm në nivel të klubeve, pa ndonjë sukses të madh. Kosova bën pjesë Grupin C të fazës paraeliminatore, ku është edhe Italia. Ndeshja e kthimit me Rumaninë luhet më 1 nëntor në Prishtinë. Kundër Italisë, Kosova do të luajë në pranverë dhe vetëm fituesi i grupit shkon në fazën tjetër të Eliminatoreve për “Euro 2018”.