AlbanianSport.com 10.01.2016 12:20
ASNN – Kosova në hendboll për meshkuj e ka humbur dhe ndeshjen e dytë me Bosnje-Hercegovinën, që dje në mbrëmje është luajtur në Tuzla.
Boshnjakët kanë fituar me shifrat 41-26, ndërsa pjesa e parë, e cila ka qenë më e luftuar, ka përfunduar 18-13 në favor të vendasve.
Në përgjithësi një ndeshje e mirë për kosovarët, por pa mundur t’i marrin pikë boshnjakëve, edhe pse kanë pasur mbështetjen e shqiptarëve në Tuzla.
Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo me Sllovakinë, që do të luhet më 17 janar 2016, në Gjakovë.