AlbanianSport.com 07.01.2016 07:10
ASNN – Kosova në hendboll për meshkuj ka luajtur mbrëmë në Pallatin e Sportit “Shani Nushi” të Gjakovës ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin e 2017-ës.
Përballë kanë pasur Bosnje-Hercegovinën, e cila ka fituar ngushtësisht 29-33. Pjesa e parë ka përfunduar 13-17 për boshnjakët.
Kurse në pjesën e dytë ka qenë një barazim 16-16 dhe në total 29-33 për Bosnje-Hercegovinën, ndërsa Kosova ka luajtur një ndeshje të mirë.
Ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre eliminatoreve të Botërorit të Hendbollit, Kosova do ta ketë me Sllovakinë më 17 janar po në Gjakovë.