AlbanianSport.com 30.03.2017 08:50
ASNN – Sot në kompleksin e kalçetove “Xhelili” në Cërrik skuadra e vajzave të qytetit në hendboll për femra do të përballet me Vllazninë për kampionat. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i Cërrikut, Florian Dedja, do të shprehej: “Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, e cila është e vështirë dhe e fortë. Megjithatë kam besim të madh tek skuadra e vajzave, që do të dijë ta mundi Vllazninë. Kemi një mbështetje të madhe nga Bashkia dhe nga disa sponsor, kështu që nuk duhet ta diskutojmë fitoren. Kërkojë mbështetje të madhe të sportdashësve cërrikas. Ekipi është rritur shumë e sa vjen dhe bëhet më cilësor. Do kërkojë nga vajzat e mia, që, përveç fitores, të dhurojnë dhe një lojë të bukur.”