AlbanianSport.com 10.12.2016 11:35
ASNN – Sot, në kolegjin “Turgut Ozal” të Tiranës, do të nisë Kampionati Kombëtar i Hendbollit për Femra. Është një risi për sportin shqiptar, sepse për herë të parë luhet një kampionat hendbolli për femra.
Cërriku për vajza do të jetë pjesë e këtij kampionati, ndërsa ekipi do të drejtohet nga Florian Dedja, që është dhe drejtuesi i meshkujve. Cërriku përbëhet nga: Elisa Naqe, Hajdi Hoxha, Uejda Dusha, Adelina Mëhalla, Nemida Kamami, Fjona Qosja, Ermenida Meta, Egli Rakipi, Anila Çekrezi, Bora Salla, Denada Hasalla, Esmeralda Hysa, Migela Hasalla, Sabiana Tafa.
Cërrikaset do të ndeshen në takimin e parë me vendaset e Kolegjit “Turgut Ozal”.