AlbanianSport.com 05.12.2016 10:25
ASNN – Hendbollistet më të mira të Kosovës nuk kanë mundur t’u bënin fare rezistencë hendbollisteve më të mira të Bjellorusisë. Përfaqësuesja vendase fitoi të dielën në Minsk, lehtë e thellë ndaj përfaqësueses së Kosovës, me shifrat 31-13.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 16-6. Kështu erdhi një fund i pritur i konkurrimit në Grupin 2 të eliminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm, ku Bjellorusia i fitoi të 3 ndeshjet dhe u kualifikua për më tej.
Ndërsa Kosova i humbi 3 ndeshjet, secilën më thellë se sa tjetra. Bjellorusisë në “play-off”, iu bashkua Turqia, ndërsa si Kosova për të bërë diçka më shumë, një rast më të përshtatshëm e pret Zvicra.
Në fakt kalimi i një grupi duket ende shumë i largët për përfaqësuesen e Kosovës në hendboll për femra.