AlbanianSport.com 23.11.2016 16:15
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, tanimë është zyrtare: Demaj ka lënë një pëfaqësuese të njohur të hendbollit evropian dhe atij botëror, siç është Danimarka, për Kosovën.
Hendbollistja e talentuar e skuadrës së NFH-së në Danimarkë, Leonora Demaj, nga sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pasi plotësoi te gjitha kërkesat ligjore, konfrom Rregulloreve të IHF-së dhe EHF-së.
Leonora sot ishte ne zyrën e organizmit q[ qeveris hendbollin kosovar, FHK-së, e kënaqur me ecurinë e kalimit të saj në radhët e Kombëtares, duke u shprehur e lumtur që iu plotësua një ëndërr e jetës.
Kurse taninë, hendbollistja kosovare është në proces edhe të ndërrimit të klubit të saj dhe nesër udhëton urgjent për në Danimarkë, për nënshkrimin e një kontrate të re.