Gjergj Vyshka 19.12.2015 09:55
Hendbolli shqiptar po hyn në “ulli”, ndërsa të enjten ka marrë edhe vendimin e regjistrimit në gjykatë të Federatës, me të cilën Sekretari i Përgjithshëm i këtij organizmi, Armand Çakalli, ka shkuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. “I takova të gjithë dhe më kanë premtuar mbështetje, madje për prioritetet që kemi në projektet e zhvillimit të hendbollit në Shqipëri, presim edhe firmën e ministres Nikolla, sepse tashmë jemi në rrugën e duhur për një sport ndryshe në vendin tonë”, – thotë Çakalli për “Sport Ekspres”.
Në të njëjtën kohë kur vjen puna për veprimtaru kombëtare e ndërkombëtare, hendbolli shqiptar do të marrë pjesë me përfaqësuesen e grupmoshës deri në 19 vjeç në Gjeorgji, nga data 8, deri më 13 mars. “Është një veprimtari i cila do të jetë me mbështetjen financiare të Federatës Botërore për transportin, si dhe akomodimi nga Federata Evropiane e Hendbollit, – ka sqaruar nr. 2 i organizmit që qeveris sportin e “topit të dorës” në Shqipëro. – Do ta bëjmë këtë përfaqësueses nëpërmjet vajzave që kemi në Itali”.
Po kështu ka marrë edhe udhëzimet për transferimet e lojtarëve, kurse Çakallit të enjten i ka ardhur dhe protokolli i takimit në Federatën Evropiane të Hendbollit, ndërsa mbresat e ndërkombëtarëve kanë qenë të mira. “Ne i kemi bërë ftesën tonë Presidentit dhe Sekretarit të Ëërgjithshëm të Federatës Evropiane të Hendbollit dhe ata do të vijnë në një kohë të përshtatshme në vendin tonë”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli.