AlbanianSport.com 06.06.2016 19:35
ASNN – Cërriku deri më tani përfaqësohet në sport vetëm me futbollin e peshëngritjen. Por shumë shpejt do t’i shtohet edhe një disiplinë e re sportive, ndërsa bëhet fjalë për hendbollin. Dhe jo pak, por hendboll për femra.
Këto ditë në Cërrik ka qenë i pranishëm sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli, i cili është takuar me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska.
Të dy bashkë kanë gjetur mirëkuptimin për të pasur ekip hendbolli, ndërsa fillimisht do të hapet një ekip femrash në një nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Cërrikut.
Mësueset e edukimit fizik i kanë përzgjedhur vajza dhe një ndeshje demonstrative është zhvilluar në fushën e minifutbollit, midis shkollës “7 Marsi” dhe asaj “Tomorr Sinani” të qytetit.
Sekretari Çakalli ka iniciativën e vajzave cërrikase, si dhe elementët, që ishin për t’u admiruar. Shumë shpejt do të zgjidhet dhe trajneri, ndërsa kështu Cërriku do të ketë dhe ekip hendbolli.