AlbanianSport.com 15.10.2016 19:35
ASNN – Të premten në Cërrik, në Fushën Sportive të Minifutbollit “Xhelili”, është zhvilluar një miqësore në hendboll për femrave mes Cërrikut dhe shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan.
Cërrikaset kanë fituar 7-1, ndërsa shënuese ishin Hoxha, me tre gola, Duzha, me dy gola, ndërsa një gol kanë e realizuar Salla dhe Metaj. Ndërsa për skuadrën mike shënoi Tashi.
Takimin miqësor e ndoqi nga afër Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli, dhe kryebashkiaku i Cërrikut, Altin Toska. Hendbolli ka marrë një hov në Cërrik.