Gjergj Vyshka 31.01.2016 22:55
Përgjatë ditëve të turneut “Conad” në volejboll për meshkuj në Sallën Sportive “Farie Hoti” ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli.
Kryekzekutivi i hendbollit shqiptar ka sqaruar se presidenti i Al Xhazira Sport Klub Abu Dabit është një ish-lojtar i hendbollit.
“Dhe në diskutime me shefin e klubit shumësportësh Studenti, Blendi Nallbani, ai ka premtuar jo vetëm për këtë klub dhe volejbollin, por dhe për hendbollin”, – ka thënë ai.
“Ndaj ne kemi hyrë në lidhje me Studentin, që edhe duke e pasur traditë hendbollin, do ta krijojë këtë ekip”, – ka përfunduar Çakalli për “Sport Ekspres”.