Hedhjet nga lartësia, në Dablin ngadhënjejnë Popoviçi dhe Iflandi

Share Button

AlbanianSport.com 14/05/2019 19:15

ASNN – Popoviçi i Rumanisë për meshkuj dhe Iflandi e Austrisë për femra ishin fituesit e hedhjes nga lartësia në ujë. Këtë vit gara u zhvillua në Dablin dhe pati një numër rekord shikuesish, prej 145 mijë personash. Gara e hedhjes nga lartësia në ujë, këtë radhë u zhvillua në Dablin. Hera e parë që zhvillohet në kryeqytetin irlandez e kishte një numër rekord shikuesish prej 145,000 vetësh.

Për shkak se temperatura e ujit ishte nën 12 gradë, kufiri maksimal sipas rregullores së zhytjes ishte i kufizuar, teksa jo të gjithë konkurrentët ishin të detyruar të kryenin garën me të gjitha hedhjet e përcaktuara, për shkak se mundësia për t’u dëmtuar ishte e madhe. Sportistët ishin të lirë të zgjidhin vështirësinë e zhytjeve që ata mund të kryenin për shkak të kushteve.

Fillimisht konkurrentët kryen nxemjen për t’u përshtatur me kushtet e garës. Ishte një emër i ri, ai që u ngjit në krye të podiumit të meshkujve në Dablin. Konstantin Popoviçi i Rumanisë u rendit në vendin e parë me 454.95 pikë. Ai u rendit i dyti në debutimin e tij në garën e këtij viti që u zhvillua në El Nido në Filipine. Në vend të dytë, Geri Hant i Britanisë së Madhe, me 453.10, në të 3-tin amerikani Dejvid Kolturi, me 374.50 pikë.

Në të 4-tin italiani, Alesandro De Rose, me 373.00 dhe në të 5-tin britaniku Blejk Alldridxh me 365.10 pikë. Ndërsa në garën e femrave, triumfoi një emër i njohur, Riana Ifland e Austrisë, me 341.50 pikë, në të dytin Lisan Riçard e Kanadasë, me 310.60, në të 3-tin Adriana Himenez e Meksikës me 280.60, në të 4-tin, Iris Shmidbauer e Gjermanisë, me 275.60 dhe në të 5-tin, Jana Nestsiarava e Bjellorusisë me 262.90 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh