Hapoel Bir Sheva, një këmbanë alarmi për Kombëtaren drejt Izraelit…?

Share Button

flamuri-top-izraeli

Nga Gjergj Vyshka 16.09.2016 14:20

Interi vazhdon të zhgënjejë në Evropë, ndërsa në përballjen e mbrëmshme në “San Siro” ndaj Hapoel Bir Shevës, në mënyrë krejt surprizë, ka rënë. Ka vijuar kështu skuadra e holandezit De Bur të vazhdojë serinë e rezultateve negative, që në fakt kanë nisur që në miqësore, kur dhe u largua Mançini, e kanë vijuar në kampionat.

Për t’u evidentuar është fakti se tek Hapoel Ber-Sheva kanë luajtur tre futbollistë të përfaqësueses së Izraelit, që do të jetë kundërshtari i Shqipërisë në Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Bëhet fjalë për portierin Goresh dhe lojtarët Biton e Tzedek, ndërsa Davidzada ka qenë rezervë.

Që do të thotë se Izraeli do të jetë një kundërshtar i vështirë për kuqezinjtë. Nëse pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa izraelitët e kanë frenuar lojën e interistëve me ashpërsi, teksa gjyqtari Kehlet i ka ndëshkuar me kartonë të verdhë, në të dytën ka një tjetër spektakël.

Në minutën e 54-ët, Migel Vitor hap “rubinetin” e golave për izraelitët duke e kaluar në avantazh skuadrën e Bir Shevës, ndërsa është goli i tij i parë për izraelitët. Në fakt ka qenë një goditje këndi, para ekzekutimit të këndores ka dhe shtyrje të dy lojtarëve të Interit, por që për danezin është gjithçka e rregullt.

Dhe Vitor shënon shumë pranë Handanoviçit. Hapoel Bir Sheva merr zemër dhe Buzaljo me një goditje dënimi perfekte e dërgon topin në krahun e djathtë të Handanoviç e 2-0. Në fushë futet edhe Ikardi dhe Interi shton presionin. Madje Eder godet shtyllën.

Por, në kundërsulm Hapoel Bir Sheva mund të kishte shënuar dhe golin e tretë, ndërsa Biton ka goditur traun. Përfundimisht 2-0 për Hapoel Bir Shevën, që befason kështu Interin, i cili është gjendur nën fishkëllimat ironike të tifozëve. Edhe Morati në tribunë ka mbetur i shokuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh