AlbanianSport.com 11/08/2021 18:25
ASNN – Me ambicie të mëdha dhe falë paraardhësit të tij Joakim Lëv, Hansi Flik u prezantua si trajneri i ri i përfaqësueses gjermane. Për rrugën drejt rikthimit të Gjermanisë në krye të botës, Fliku mbështetet në mentalitetin, shpirtin ekipor dhe taktikat e tij, si te suksesi me Bajernin e Mynihut. Hansi Flik ka paraqitur projektin e tij për “Fillimin e Ri” në ekipin përfaqësues. Me krenari, ai tregon se do të ketë një “ekip shumë kompetent” me një “mendësi gjithëpërfshirëse”, trajneri i ri i përfaqësueses dëshiron të largojë trishtimin e viteve të fundit në epokën “Lëv” dhe të krijojë një atmosferë të re optimizmi.
“Jam krejtësisht i lumtur dhe krenar që jam ulur këtu si trajner i përfaqësueses”, – tha 56-vjeçari kur u prezantua të martën. Pasardhësi i Joakim Lëvit premtoi se ai do të luante “futboll tërheqës, frymëzues dhe të suksesshëm” dhe do ta kthente Gjermaninë në krye të botës. “Kjo nuk do të ndodhë brenda natës, – theksoi ish-trajneri i suksesshëm i Bajernit të Mynihut, – por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur këtë qëllim.” Për këtë ai do të grumbullojë “vetëm lojtarët më të mirë në Gjermani”. Po Mats Humels dhe Tomas Myler, apo trajneri nuk do të bjerë viktimë e një ndryshimi të mendjes për herë të dytë.
“Nëse ata japin më të mirën, supozoj se ata ende mund ta bëjnë këtë, atëherë ata janë pjesë e këtij ekipi”, – tha Fliku, i cili më 26 gusht do të formojë skuadrën për 3 ndeshjet eliminatore të Botërorit 2022 kundër Lihtenshtejnit, Armenisë dhe Islandës, që do të luhen në shtator. Fitoret në grup dhe një biletë e drejtpërdrejtë në Botërorin e vitit të ardhshëm janë objektivat e tij. Marko Reus dhe Mario Gëtce, të lënë pas dore kohët e fundit, mund të shpresojnë për një rikthim në përfaqësuese. Qëllimi i Flikut është që “të grumbullojë lojtarët më të mirë për Gjermaninë”. Dhe për ta bërë këtë, ai kërkoi “një mendësi të gjithanshme” nga profesionistët, i gjithë ekipi i trajnerëve dhe mbikëqyrësve.
Ai ka vlerësuar sidoqoftë punën e trajnerit Lëv. E një shkëmbim i hollësishëm midis të dyve është ende në pritje. “Ai dëshiron të marrë frymë së pari, e meriton kohën, – ka thënë trajneri i ri për paraardhësin e tij. – Pastaj ne do të jemi përsëri në kontakt dhe do të bisedojmë.” Ndërsa duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në aspektin e personelit, taktikat e lojës do të jenë të ndryshme. Futbolli i kontrollit të topit, aq i dashur nga Joakim Lëv, do të modifikohet, teksa Hansi Fliku dëshiron të “sulmojë dhe të shënojë gola të shpejtë pasi të fitojnë topin”, si në triumfin e trefishtë me Bajernin në 2020-ën.