AlbanianSport.com 07.11.2016 20:35
ASNN – Mesfushori kolumbian, Hames Rodrigez, ka lënë mbrapa dëmtimin dhe dëshiron të zbresë sa më parë në fushën e blertë.
Të dielën, Reali i Madridit përballet me Seviljen dhe Hames shpreson t’i ketë disa minuta për ta ndihmuar ekipin e tij ndaj një kundërshtari të vështirë.
Ky është një lajm i mirë për madrilenët që më 21 nëntor përballen në derbin e madh të Spanjës me Barcelonën.
Hames Rodrigez është ftuar nga përfaqësuesja e Kolumbisë për ndeshjet ndaj Kilit dhe Argjentinës.