AlbanianSport.com 15/01/2021 19:55
ASNN – Tenis Sandgron ka udhëtuar drejt Australisë, edhe pse është pozitiv me “Covid-19”. Tenisti amerikan, numri 50 në botë, është midis më shumë se 1,200 lojtarëve dhe stafeve të tyre ndrejtuese, që kanë mbërritur tashmë në Australi dhe do të kryejnë karantinën 14 ditore, përpara nisjes së Turneut të Hapur të Australisë (Australian Open), që është turneu i parë madhor (“Grend Slem) për këtë viti, i progamuar për të nisur më 8 shkurt.
Ndërkohë që organizatorët e turneut patën deklaruar se lojtarët u lejuan të hyjnë në Australi vetëm pasi provuan që janë negativë me “Covid-19” që para nisjes nga vendet e tyre. “Në rastin e Tenis Sandgronit, i cili ka zbuluar vetë se më parë kishte rezultuar pozitiv në fund të nëntorit, dosja e tij mjekësore duhej të rishikohej nga autoritetet shëndetësore australiane, – thanë organizatorët në një deklaratë. – Pas përfundimit të këtij shqyrtimi, ai u lejua të fluturojë.”
Megjithatë, rasti i Sandgronit ka shkaktuar shqetësim në Melbërn, qytet që ende po vuan pasojat e epidemisë së “Covid-19”-ës. Aty kanë mbërritur tashmë edhe yjet e tenisit botëror si Novak Gjokoviçi, Rafael Nadali apo Serena Uilliamsi. Të gjithë do të zbatojnë rregullat e karantinës. Ata do të qëndrojnë në dhomat e tyre të hotelit plot 19 orë në ditë dhe do të lejohen të stërviten vetëm 5 orë, edhe këto nën rregulla të rrepta sigurie.