Guvernatorja e Tokios, Koike: Përpjekje 120 % që Olimpiada të zhvillohet

Share Button

AlbanianSport.com 14/06/2020 22:40

ASNN – Olimpiada e vitit të ardhshëm do të jetë e sigurt ndaj epidemisë së virusit korona, ka thënë guvernatorja e Tokios, Juriko Koike, duke premtuar se përpjekjet e vendit organizator do të jenë 120 %, për të siguruar se kjo Olimpiadë të kryhet. “Do të bëjmë një përpjekje prej 120 %, për të siguruar që kjo Olimpiadë të zhvillohet në 2021” – tha guvernatorja 67-vjeçare për Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). Por zyrtarja japoneze nuk pranoi të thonte sa e sigurt ishte ajo që sporti do të hapej ashtu siç ishte planifikuar.

“Tokio 2020” u bë Olimpiada e parë që u shty në kohë paqe, e kjo për shkak të epiemisë së “Covid-19”-ës. Tani ajo është planifikuar të zhvillohet duke nisur nga data 23 korrik 2021, ndërsa do të vazhdojë të njihet ende si Lojërat Olimpike të vitit 2020. Por ekspertët mjekësorë kanë ngritur shqetësimin se, megjithë shtyrjen, nuk është e sigurt se koha do të jetë e mjaftueshme për t’u larguar përfundimisht virusi. Zyrtarët në Japoni dhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë paralajmëruar se nuk do të jetë e mundur të shtyhet përsëri.

Megjithatë ata thonë se është shumë herët për të treguar se si do të evoluojë epidemia deri në Lojërat e planifikuara. Tani për tani, Koike, tha se “thjeshtimi dhe ulja e kostove” janë temat kryesore të diskutimeve, së bashku me masat e mundshme të sigurisë. Por një tjetër shqetësim është ngritur për ta, që ka të bëjë me sponsorët. Sipas një sondazhi, 2/3-at e sponsorizuesve të Olimpiadës së “Tokio 2020” janë në dyshim nëse do të vazhdojnë mbështetjen e tyre. 65 % e sponsorizuesve të anketuar thanë se ata nuk kishin ndër mend ta zgjasin mbështetjen e tyre financiare për një vit tjetër.

Por Koike këmbënguli se ngjarja do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për sponsorët dhe ajo do të kërkonte “mbështetjen e tyre të vazhdueshme”. Sipas buxhetit të fundit, Lojërat duhet të kushtonin 12.6 miliardë dollarë, të ndara midis komitetit organizator, qeverisë së Japonisë dhe qytetit të Tokios. Ndërkohë, duhet theksuar se këto Lojëra Olimpike janë të rëndësishme për vetë Koike, e cila po kërkon një tjetër mandat si guvernatore e kryeqytetit të Japonisë, ndaj edhe po lufton shumë që Olimpiada të mos dështojë në asnjë mënyrë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh