Grupi I, me sytë nga sfidat e nëntorit, por gjasat për ndryshime të vogla

Share Button

AlbanianSport.com 13/10/2021 09:25

ASNN – Anglia, favorite për vendin e parë, Polonia, fituesja e madhe e së martës. Grupi I i Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ka luajtur të martën në mbrëmje 3 takimet e 8-ta të tij dhe Hungaria ka shtangur Anglinë në Stadiumin “Uembli”, duke i marrë një barazim 1-1. Sallai i ka kaluar hungarezët në epërsi në minutën e 24-t, duke ruajtur gjakftohtësinë dhe duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Megjithatë, Anglia do të kundërpërgjigjet dhe 13 minuta më pas, do të barazojë shifrat me anë të Stouns.

Në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë në Londër, ndërsa pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe hungarezët marrin nj pikë prestigji, që nuk para u vlen shumë, por që sidoqoftë shtyn çështjen e kualifikimit të anglezëve për dy ndeshjet e fundit. Anglia mban kreun e renditjes me 20 pikë, 3 më tepër sesa Polonia, e cila ishte fituesja e madhe e së martës, pasi triumfi minimal në Tiranë ndaj Shqipërisë, jo vetëm që e ngjiti në krye të renditjes, por edhe e afroi me vendin e parë. Një vend i parë që, të paktën hipotetikisht, është i hapur teksa kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë, ndonëse praktikisht është mjaft e vështirë.

Shqipëria ka mbetur në vendin e 3-të, me 15 pikë, dhe, për të shpresuar për vendin e dytë, duhet t’i marrë të 6 pikët e mundshme në dy ndeshjet e fundit, çka nënkupton se duhet të mundë Anglinë në “Uembli”, por edhe Andorrën dhe të shpresojë që Polonia të mundet më 15 nëntor në Varshavë nga Hungaria, e cila është eliminuar edhe matematikisht nga beteja për dy vendet e para. Sa i përket fundit të renditjes, aty gjithçka është e zgjidhur, pasi, me fitoren 3-0 të arritur në duelin e Principatave, Andorra ka plotësuar triumfin e dyfishtë ndaj San Marinos dhe ka siguruar 6 pikë historike që e konsolidojnë në vendin e parafundit.

Sikundër pritej, do të jetë nëntori që do të vendosë gjithçka në këtë grup, ndonëse gjasat që renditja aktuale të përmbyset janë të vogla.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh