Gjergj Vyshka 19.12.2016 07:55
Partizani në volejboll për meshkuj është skuadër absolute në gjysmën e parë të sezonit 2016-2017. Në 11 ndeshje të luajtura, tetë në kampionat dhe tre në fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë, ka 11 fitore me 33 sete të fituara dhe vetëm dy të humbura. Dhe kaq mjafton për të thënë që skuadra e drejtuar nga Ylli Tomori e ka që tani fizionominë e të qenit pretendente kryesore për trofe, titull dhe Kupë Shqipërie.
Dhe e djeshmja ishte mbyllja më e mirë për vitin 2016 jo vetëm për skuadrën e volejbollit të meshkujve, por në tërësi për klubin shumësportësh “Partizani”, që si meshkujt, ka dhe femrat në volejboll, apo dhe basketbollin e meshkujve. E dje si e tillë ka “bërë zap” dhe Farka Volejin, që, sidoqoftë, e ka merituar kalimin në fazën finale të Kupës së Shqipërisë.
Sikurse është një pretendent i denjë në kampionat për Partizanin, pavarësisht se dje nuk ka qenë në një ditë të mirë, së paku dy pikat kryesore të skuadrës së Dritan Bardhit, Koçi e Deliu. Ndërkaq, dje në mesditë, Studenti ka korrur një fitore “asgjëje” prej 3 setesh ndaj Teutës, në ndeshjen e fundit të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi A
Dita e parë
(16 dhjetor 2016)
Farka Volej – Teuta 3-0
(25-12, 25-21, 25-14)
Partizani – Studenti 3-0
(25-17, 25-15, 25-21)
Dita e dytë
(17 dhjetor 2016)
Partizani – Teuta 3-0
(25-12, 25-14, 25-17)
Farka Volej – Studenti 3-1
(19-25, 25-19, 25-17, 25-21)
Dita e 3-të
(18 dhjetor 2016)
Studenti – Teuta 3-0
(25-9, 25-15, 25-12)
Partizani – Farka Volej 3-0
(25-20, 25-19, 25-21)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Partizani 3 3 0 9-0 9
2. Farka Volej 3 2 1 6-4 6
3. Studenti 3 1 2 4-6 3
4. Teuta 3 0 3 0-9 0
Gjysmëfinalet:
Partizani – Erzeni
Farka Volej – Vllaznia