Grupi A / Ka vetëm një X, një “2” dhe një ndeshje të pazhvilluar

Share Button

 

Kategoria_Dyte-Grupi-A

AlbanianSport.com 29.09.2014 08:45

 

ASNN – Kategoria e Dytë ka ngritur siparin e sezonit të ri, me ndeshjet e javës së parë të të dy grupeve të saj. Kështu, në grupin A, apo grupin e Veriut, Luzi 2008 e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, teksa ka triumfuar 3-1 ndaj Tiranës B. Ndërkaq, Vora dhe Teuta B kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë për këtë sezon futbollistik.

Sfida midis Erzenit dhe Domosdovës ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të ish-kryebashkiakut të vitit 2003-2007, Igli Çela, i cili është ndarë nga jeta, si dhe të Petrit Osmanit, një prej tifozëve të zjarrtë të Erzenit. Më pas loja ka nisur e shpejtë për vendësit, të cilët e kanë dominuar takimin, duke fituar me shifrat 4-2.

Kurse Sukthi nuk ia ka dalë dot në ndeshjen e parë, teksa është mundur nga Korabi 2-1 dhe Albpetroli e ka nisur me fitore kampionatin, teksa ka mundur 2-0 Skraparin. Ndërkohë, sezoni i ri i Kategorisë së Dytë ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Olimpikut.

Ndeshja e parashikuar të luhej dje në Krujë ndaj Shënkollit, që ishte edhe e para për këtë kampionat, nuk është zhvilluar. Shkak për këtë është bërë fakti se klubi i Olimpikut nuk ka paguar detyrimet në Federatën Shqiptare të Futbollit e për këtë arsye nuk është lejuar zhvillimi i ndeshjes.

Në bazë të rregullores dhe vendimit të Komitetit Ekzekutiv të federatës në fillim të javës së kaluar, Shënkolli e fiton ndeshjen 3-0 në tavolinë

 

Kategoria e Dytë

 

Grupi A

 

Java e parë

(28 shtator 2014)

 

Luzi 2008 – Tirana B           3-1

Shënkolli – Olimpik             (nuk është zhvilluar)

Vora – Teuta B                     0-0

Erzeni – Domosdova           4-2

Sukthi – Korabi                    1-2

Albpetrol – Skrapari             2-0

Partizani B                            pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Erzeni 1          1          0          0          4-2                  3
  2. Luzi 2008 1          1          0          0          3-1                  3
  3. Albpetroli 1          1          0          0          2-0                  3
  4. Korabi 1          1          0          0          2-1                  3
  5. Teuta B 1          0          1          0          0-0                  1
  6. Vora 1          0          1          0          0-0                  1
  7. Sukthi 1          0          0          1          1-2                  0
  8. Domosdova 1          0          0          1          2-4                  0
  9. Tirana B 1          0          0          1          1-3                  0
  10. Skrapari 1          0          0          1          0-2                  0
  11. Olimpik 0          0          0          0          0-0                  0
  12. Partizani B 0          0          0          0          0-0                  0

13.       Shënkolli       0          0          0          0          0-0                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

Stavri Nica, trajneri i ri i Shkumbinit, do të ketë ndihmëse turken Aktash

AlbanianSport.com 06/02/2024 19:55 ASNN – Veterani pranon ofertën e klubit të Kategorisë së Dytë,

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

Dy trajnerët e Butrintit godasin futbollistin, përfundojnë në pranga

AlbanianSport.com 26/01/2024 20:45 ASNN – Neritan Novi dhe Dhiogjen Muça dhunojnë 21-vjeçarin

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

FSHF / Mbahet seminari me vëzhguesit e Kategorisë së Parë dhe Të Dytë

AlbanianSport.com 25/01/2024 15:20 ASNN – Sektori i Gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

Duka: FSHF, tashmë në një epoke ndryshe e në një realitet të ri (III)

AlbanianSport.com 16/01/2024 20:50 ASNN – “Pasion, punë e palodhur e strategji me objektiva të qarta!”

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

Moti i keq shtyn 6 ndeshje të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë

AlbanianSport.com 02/04/2022 19:10 ASNN – Përballjet e javës së 19-të në Grupin e Jugut zhvendosen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh