AlbanianSport.com 11.01.2016 09:35
ASNN – Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, vazhdon të spikasë tek Borusia e Mënshengladbahut, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se ka hyrë në formacionin e gjysmësezonit në Bundesligë.
“Uau, çfarë nderi! Faleminderit shumë që më keni votuar ndër 11- të më të mirët, për sezonin që kaloj. Një motivim i bukur për fazën e dytë!”, – shkroi Xhaka në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Kapiteni i Borusias së Mënshengladbahut cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin e Gjermanisë. Forma e tij e lartë ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha në botë, si Barcelona, Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Junajtid.