AlbanianSport.com 20.08.2015 19:45
ASNN – Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, duket se është shndërruar në një yll për tifozët e skuadrës gjermane të Borusias së Mënshengladbahut. Sezoni i ri i bundesligës gjermane sapo ka filluar dhe tifozët e ekipeve të ndryshme tashmë shihen kudo të veshur me fanella të futbollistëve të tyre të preferuar.
Tek ekipi Borussia Mönchengladbach tifozët janë parë më së shumti me fanella të futbollistit shqiptar, raporton rrjeti prestigjioz “Sky Sport News”. Lojtari i kosovar përfaqësueses zvicerane duket që është idhulli kryesor dhe futbollisti më i pëlqyer nga fansat e Borussias.
Edhe pse Borusia e Mënshengladbahut nuk e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri, simpatizantët e tij, por edhe të ekipit, presin që edhe këtë vit Graniti të jetë shtylla kryesore e skuadrës dhe të paktën të përsërisin suksesin e vitit të kaluar, ku kjo skuadër e mbylli sezonin në vendin e tretë në tabelën e renditjes.