AlbanianSport.com 10.11.2014 19:50
ASNN – Gramshi jo vetëm që ka marrë trepikëshin e radhës, por dhe ka forcuar pozitat e veta në renditje, ndërsa kryeson grupin e Jugut.
Të besuarit e Luan Metanit e kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e par, teksa në harkun kohor të 40 minutave kanë shënuar tre gola.
E ka hapur serinë Paplekaj në minutën e 8-të. Më pas ka ardhur goli i dytë i Gjokës në të 32-n dhe në fund të 45-minutëshit të parë ka shënuar L. Koçi, në të 40-tën.
Në fund të pjesës së dytë, Himara ka shënuar golin e nderit me Dhnomin, që realizon në minutën e 83-të dhe në përfundim 3-1 dhe kryesim bindës i Gramshit.
Gramshi – Himara 3-1
Shënues: Paplekaj 8’, Gjoka 32’, Koçi 40’ / Dhnomi 83’
Gramshi: Saraçi, Lleshi (Topalli 46’), Selimaj, Pinari (Latifi 46’), Paplekaj, Gjoka, A. Koçi (Vishka 61’), Fuçia, Goga, L. Koçi, Levendi. Trajner: L. Metani
Himara: Sadikllani, Meto, Dervishi, Hyso, Kacanaj, Hysko (Kendella 65’), Brozi, Prifti, Mino (Breshani 52’), Veshaj, Shenaj (Dhnomi 83’). Trajner: Sh. Imeraj
Gjyqtarë: I. Ujkaj, E. Burgu, E. Pushi (Fushë-Krujë)
Kartonë të verdhë: Lleshi, Vishka / Kacanaj, Brozi, Prifti