ASNN – Gramshi rikonfirmon se është ekipi që synon të kryesojë tabelën këtë sezon. Dhe këtë herë ka bërë viktimë Këlcyrën, të cilën e ka mundur në fushën e vet, 5-0.
Serinë e golave e ka hapur Levendi, që në fundin e pjesës së parë është pasuar nga Gjoka.
Më pas në pjesën e dytë, pas golit të dytë të Levendit, ka shënuar dhe Latifi e Koçi e në fund 5-0 për Gramshin.
Në përfundim, Gramshi ka luajtur pa kundërshtar, sepse Këlcyra është paraqitur shumë dobët në fushën e lojës.
Gramshi – Këlcyra 5-0
Shënues: Levendi:17′, 70′, Gjoka 42′, Latifi 55′, Koçi 84′
Gramshi: Çelaj, Shala, Lleshi, Goga, Pinari, Gjoka, Latifi (Xhixha 57’), Selimaj, Koçi, Levendi (Vishka 86’), Xhelili (Haka 66’). Trajner: L. Metani
Këlcyra: Gjeli, Çoli, Spahiu, Gjinaj (Shahini 50’), Prifti (Shkëmbi 65’), Halili, Muçaj, Lipo, Sadikaj, Hodaj, Kambera. Trajner: R. Spahiu
Gjyqtarë: G. Velçani, E. Shehu, L. Mema (Patos)