AlbanianSport.com 28.09.2014 12:05
ASNN – Gramshiotët do të presin në shtëpinë e tyre Delvinën në ndeshjen e parë të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Përgatitja fizike-taktike dhe mbështetja e fortë e tifozëve i motivon lojtarët për të besuar tek fitorja.
Trajneri Metani ka ndërtuar një ekip dinjitoz për të arritur maksimumin, pasi historia e një viti më parë është disi e dhimbshme për tifozët gramshak, pasi humbën shansin vetëm në javët e fundit pet të kaluar në Kategorinë e Parë.
“Do të bëjmë të pamundurën, pasi jemi një ekip pothuajse i ri në çdo repart dhe duam që t’i gëzojmë tifozët në çdo paraqitje, – ka thënë ai. – Fitorja në këtë ndeshje të parë është detyrim për ne që të krijojmë atmosferën e fitore e besoj se do ta arrijmë.”
“Jemi të gatshëm për të zbritur në fushë, lojtarët presin me padurim sfidën e parë dhe janë të etur për fitore”, – ka përfunduar trajneri kryeqytetas i Gramshit, Luan Metani.