AlbanianSport.com 15.08.2015 20:45
ASNN – Gramshakët janë duke e vazhduar me ritme të larta periudhën e tyre përgatitore, ndërsa skuadra e trajnerit Metani nuk ka mungesa në stërvitje dhe është e plotë. Dhe një nga lojtarët që ka vendosur të jetë pjesë e Gramshit është dhe Andi Koçi, i cili ka rënë tashmë parimisht dakord me drejtuesit e skuadrës.
Ai është një mesfushor i lëvizshëm dhe mjaft punëtor për skuadrën. E duke qenë titullar i formacionit dhe trajneri Metani ndihet rehat që do ta ketë pjesë të skuadrës së tij. Andi Koçi është përshtatur tashmë me Gramshin dhe tifozët e kësaj skuadre, të cilët e respektojnë në maksimum.
Ai ka pasur disa oferta nga ekipet e Kategorisë së Parë, por në fund ka vendosur të qëndrojë tek Gramshi, ndërsa është ndër elementët më korrekt në stërvitje. Madje dhe në miqësoren e së mërkurës me Kevitanin, ai ka qenë vendimtar. Dhe pas largimit të organizatorit Samet Gjoka, tashmë në mesfushë frenat e lojës do t’i marrë Andi Koçi.