Gorenxa: Volejbollit të sotëm shqiptar do t’i jepja me hatër notën “6” (II)

Share Button

 

volleyball-hand

Adriatik Balla 22.06.2015 20:45

 

Volejbolli shqiptar ka rënie të dukshme. Kjo është tashmë evidente dhe mund të pranohet gjerësisht dhe nga vetë organizatorët, zyrtarët dhe sidomos trajnerët e volejbollit, pasi ka humbur konkurrenca dhe qëndrueshmëria, ndërsa për konkurrencë në rang ndërkombëtar as që bëhet fjalë. Natyrisht, ky sport ka premisa të mira zhvillimi në Shqipëri, pasi ka eksperiencë dhe bazë të shëndoshë, mbi të gjitha ka elementë të talentuar, sidomos në volejbollin e femrave, por mungesa e infrastrukturës, e financimit, e mossigurimit të garancive për një karrierë të shëndetshme dhe afatgjatë në sport, etj, kanë sjellë rënie të nivelit, shprehur me rënien në vazhdimësi të interesimit nga të rinjtë.

Me pak fjalë duhet shumë punë, në shumë drejtime dhe të shumë faktorëve që të ndryshojë gjendja. Duke folur për këtë problematikë, trajneri i Tiranës, Ardian Gorenxa, vuri në dukje se niveli i kampionatit që sapo u mbyll nuk ishte në lartësinë e kërkuar, përkundrazi, ai ka rënie të dukshme, shfaqur me mungesën e rivalitetit dhe të rënies së rezultateve. Gorenxa e njeh mirë volejbollin shqiptar, pasi ka drejtuar disa skuadra në kampionatin e femrave dhe së fundmi Tiranën, skuadër e cila, edhe pse ka një emër të madh, nuk është në atë lartësi që kërkohet. Dëmtimet e disa sportisteve, por edhe largimet drejt klubeve të tjera sollën një rënie të ndjeshme të ekipit bardheblu.

Nga ana tjetër, Gorenxa kujton jo pa nostalgji vitet e shkuara, kur volejbolli ynë ishte realisht në një stad më të mirë, nivel që sot është shumë larg tij. Për të bërë një krahasim të tillë, trajneri i vë dhe një notë kampionatit shqiptar, një “6”, të cilën vetë thotë se po e jep për djersën që derdhin sportistet. Ai thekson se ka një rënie me 3-4 nota nga volejbolli i 20 vjetëve më parë. Kjo është intervista e trajnerit të volejbollit të femrave të Tiranës, Adrian Gorenxa, ka dhënë për të përditshmen shqiptare “SOT”, që AlbanianSport.com po jua sjell në 3 pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, sot është e dyta, ndërsa nesër e treta.

 

 

… Vijon nga dje

 

 

– Cila është gjendja e kampionatit tonë sot për sot? Sa janë mundësitë për të pasur një garë të fortë e të rivalizuar?

– Kampionati i femrave ka pasur traditë në Shqipëri dhe volejbolli i femrave ka qenë më lart se i meshkujve, për shkak të elementit më të shumtë që ka. Në Shqipëri ka talente të volejbollit, padiskutim, por kërkohet punë e madhe të kesh volejboll cilësor e konkurrues. Unë mendoj se në kampionatin e ri do të ketë edhe skuadra të tjera që do të kërkojnë njësoj si Tirana të rivalizojnë në garë. Teuta dhe Partizani kanë ekipet e tyre. Ka dhe ekipe të tjera, por volejbolli nuk mund të bëhet cilësor në një ditë. Duhet punë e madhe të nxjerrësh një volejbolliste cilësore apo të ndërtosh një skuadër të fortë.

– Meqë po flasim për cilësinë, ku është volejbolli ynë sot?

– Cilësia, për hir të së vërtetës, ka rënë pak, madje ka rënë goxha. Mungon rivaliteti dhe kjo sjell dominimin e një skuadre, ndërsa të tjera marrin pjesë në garë thjesht si numër. Pa ekipe si Skënderbeu i Korçës, Korabi i Peshkopisë etj, nuk mund të kemi kampionat cilësor. Këto skuadra dikur kishin cilësi dhe rivalizonin fort, ndërsa sot mungojnë krejtësisht. Mos harrojmë se dikur kishim Dinamon, nga e cila mësonin skuadrat e tjera. Pra cilësia ka rënë dhe duam apo s’duam ne, edhe pse nuk na vjen mirë, ky është realiteti. I hidhur, por ky është realiteti i volejbollit sot. Në garë ka 9 ekipe, shumë pak për një kampionat, por unë do të thosha se nuk është problemi tek numri i ekipeve pjesëmarrëse, por tek cilësia e tyre. Ka disnivel të madh midis ekipeve, për pasojë gara nuk ka rivalitet, nuk tërheq dhe volejbolli çalon.

– Si mund të ndryshojë gjendja?

– Gjendja ndryshon me punë dhe vullnet të mirë. Nëse duam të ndryshojmë për mirë duhet të punojmë, të mos i nxjerrim pengesa sportit. Gjërat bëhen dhe niveli vjen e rritet. Vajzat bëhen më shpejt se djemtë në aspektin profesional dhe me punë mund të arrijmë në nivel më të mirë.

– Nëse do të viheshit në pozitën e një profesori për të vënë nota, nga 0 deri në 10 çfarë note do t’i vinit volejbollit tonë sot?

– Do t’i vija notën 6.

– Nuk të duket shumë?

– Dua t’i vë notën 6 sepse nuk dua të vë notë 4, e cila nuk është kaluese. Është gjynah për vajzat të vëmë notë negative, sepse vajzat përpiqen, punojnë dhe djersisin. Kjo notë është e pranueshme për nivelin që kemi. A ka rënie? Sigurisht që ka, në krahasim me dikur, veçanërisht në vitet 90-të, kur merrnim notën 9 ose 10, kurse sot duhet një punë kolosale për të arritur në atë nivel.

– Elementi nuk mungon, problemi duhet kërkuar gjetkë…

– Elementi i talentuar gjendet, por problemet janë të karaktereve të ndryshme. Vajzat sot janë më të gjata dhe kanë premisa më të mira për të qenë volejbolliste cilësore dhe ne të kemi një kampionat cilësor, por siç thashë duhet një punë kolosale për të arritur në atë nivel.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh